UBT

Limaj: Me këtë buxhet s’ka rritje 25% të pagave

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, përmes një postimi në Facebook edhe një herë ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me buxhetin për vitin 2015.

Ai konsideron se ky buxhet është përgatitur nga qeverisja e kaluar, për t’u implementuar në këtë të tanishmen, dhe se një buxhet i tille vetëm sa do ta thellojë varfërinë në Kosovë.

Lexojeni të plotë postimin e Limajt, në Facebook:

Ky është buxheti i koalicionit për vitin 2015.

Buxhet i përgatitur nga qeverisja e kaluar dhe pa u ndryshuar asgjë në të.

Ministrat aktual do të implementojnë politikat e ish ministrav të qeverisë së kaluar, sepse këta (ministrat aktual) nuk kanë pasur kohë as ta lexojnë këtë buxhet, e leje më që të fusin politikat apo edhe prioritetet e tyre aty.

Kjo do të jetë një qeveri me emra të rinj, që do implementoj politikat e qeverisë së kaluar.

Ky buxhet shqeu maskat, qytetarët tashmë e shofin mashtrimin dhe gënjeshtrën.

Mobi Casa

Premtimet elektorale të koalicionit qeverisës, me të cilat u fitua vota (premtimi për rritje pagave, për hapjen e vendeve të reja të punës, investime në sektorin privat dhe atë publik) me këtë buxhet të miratuar po zbulohet e vertëta e dhimbshme, qytetarët edhe njëher u mashtruan dhe u gënjyen.

Me këtë buxhet ska rritje 25% të pagave,

Me këtë buxhet nuk mund të hapet asnje vend i ri pune (kujtojmë mbi 200mijë vende pune të premtuara),

Me këtë buxhet ka zvogëlim të investimeve kapitale në sektorin publik (psh: viti 2014 ka qenë 33%, ndërsa 2015 do të jetë 28%),

Me këtë buxhet zvogëlohen investimet në sektorin privat (nuk është paraparë asnjë mundësi, asnjë stimulim për këtë sector)

Me këtë buxhet do të rriten shpenzimet për luxin qeveritar (rreth 80% do të shpenzohet për paga, meditje dhe shpenzime tjera qeveritare)

Me këtë buxhet fatkeqësisht tregohet se në vitin që po vjen Kosova do jetë edhe më e varfër, edhe më e pazhvilluar , thellohet kriza sociale, do të rritet numri i të papunëve, kështu dhe po vazhdon të humbë shpresa për një jetë më të mirë.

Të nderuar qytetarë, ky ishte buxheti që ky koalicion qeverisësh votoj dje, përmes së cilit do të qeverisin Kosovën vitin që po vjen.