Eko Higjiena

Limaj: Me gjithë vullnetin tonë, koalicioni me PDK-në nuk u realizua

/ 1 minutë lexim
HW

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin Politiko mes tjerash foli edhe për arsyet pse nuk u realizua një koalicion mes Nismës dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Limaj tha se, ndonëse ekzistonte dëshira për ta larguar nga pushteti qeverinë aktuale, një gjë e tillë nuk u bë e mundur. Sipas tij, Nisma kishte shprehur gatishmëri të plotë për një listë të përbashkët, por marrëveshja nuk u arrit.

HW

“Për ta ndryshuar qeverisjen, për ta mundur këtë pozitë dhe këtë parti që është në pushtet, fatkeqësisht, me gjithë vullnetin tonë, kjo nuk ndodhi. Ne e kemi bërë publike dhe gatishmëria jonë ka qenë 100 për qind që ta bëjmë këtë listë të përbashkët. E kam të vështirë të shpjegoj pse nuk ka ndodhur, por ka ndodhur,” tha Limaj.

Ai shtoi se, pavarësisht dështimit të koalicionit, Nisma do të vazhdojë rrugën e saj politike duke garuar e vetme në zgjedhje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.