Limaj mbikëqyr financat publike
Ish-minisitri i Transportit, njëherësh lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka zgjedhur që pjesën më të madhe të punës në Kuvendin e Kosovës, ta orientoj në mbikqyrje të financave publike.
Ai është përcaktuar të jetë anëtar i Komisionit parlamentar për mbikqyrje të financave publike, të cilin në këtë mandat legjislativ e drejton Besnik Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në fakt, siq raporton gazeta Tribuna, ky komision, sikundër edhe Komisioni për mbikqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i takon partive opozitare. Limaj, pos në mbikqyrje të financave publike është angazhuar edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregëti dhe Industri.
Limaj, prej vitesh përballet me akuza për keqëpërdorim të detyrës zyrtare për kohën sa ka qenë ministër. Ndryshe, prej tij, lideri i VV-së, Albin Kurti nuk është angazhuar në asnjë komision parlamentar. Por jo njësoj ka vepruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka zgjedhur të jetë anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme. /GazetaTribuna/


