Uji Dea

Limaj: Llogaria është dorëheqja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Opozita, në një tubim të organizuar sot, ua ka rikujtuar koalicionit qeveritar disa premtime. Disa video janë lëshuar, në të cilat janë përmbledhur premtimet e Kryeministrit Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, si dhe deklaratat e tyre politike. Me pamje, ata treguan se si dhanë premtime gjatë fushatës për krijimin e mijërave vendeve të punës.

Po ashtu, lëshuan video ku ata thonë se Marrëveshja për Asociacionin është me përputhje me Kushtetutën e Kosovës, si dhe të tjera pamje ku Minstri Hashim Thaçi dhe Zëdhënësi Arban Abrashi thonë se Kosova është afër anëtarësimit në UNESCO.

Opozita rikujtoi edhe premtimet për liberalizim të vizave, deklaratat e Ministres Edita Tahiri për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, premtimet për transformimin e FSK’së në FAK.

Uji Dea

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se është dëshmuar se është shkelur Kushtetua dhe Qeveria duhet të japë dorëheqje.
“Opozita kishte të drejtë në kauzën e saj”.
“Kërkesa kryesore: Kosova nuk mund të qeveriset nga ata që e kanë shkelur Kushtetutën e vendit. Andaj, duhet të japin dorëheqje”.

“Ne jemi sot këtu dhe do të jemi më 9 janar për të kërkuar llogari. E llogaria është dorëheqja”, ka deklaruar Limaj.