Limaj lë mundësinë e hapur për koalicion me PDK-në
Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se Nisma ka arritur objektivat e saj në këto zgjedhje, dhe se ata do të jenë zëri i fuqishëm qytetarë i Kosovës dhe do të mbrojnë vullnetin e tyre.
Në konferencën e mbajtur për media, Limaj u pyet nëse do të kenë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai tha se nuk e dinë çfarë koalicionesh ka, pasi që duhet të shikohet certifikimi i rezultateve deri në fund. /Telegrafi/


