Hidromorava

Limaj: Kush i ka numrat, e bënë Qeverinë

/ 2 minuta lexim

“Nisma për Kosovën nuk është fraksion i PDK-së, dhe le ta harrojnë se ne mund t’i nxjerrim nga kriza”, ka qenë i qartë kreu i kësaj prtie, Fatmir Limaj kur është pytur nëse mund të bënte koalicion me PDK-në para se të krijohej blloku opozitar.

Ndonëse nuk e ka mohuar se ka patur sinjale nga ish-partiakët e tij, ai ka thënë seas ai e as Jakup Krasniqi nuk janë takuar me askënd prej zyrtarëve të PDK-së. I bindur se blloku opozitarë ka numrat për të krijuar Qeveinë dhe marrëveshja është brenda Kushtetutës, Limaj në Rubikon, i ka ftuar Hajredin Kuçin dhe Arsim Bajramin që ta mbrojnë partinë, por deri në atë pikë që të mos shkelin mbi profesionin e tyre.

“Dhe kjo është krejt normale, kush i ka numrat e bënë Qeverinë. Nuk kem çka lodhemi. Kush i ka numrat le ta ban Qeverinë. Kjo është gja normale, vazhdojmë më tutje.Unë e di që parlamenti i Kosovës i ka 120 deputet, s’ka më shumë”, tha ai.

Mobi Casa

Limaj, i cili thotë se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, ka potencuar se ende nuk janë ndarë ministritë, por një gjë e tillë do të ndodhë menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve dhe kur të hartohet plan-programi qeverisës.

Ndërsa, ka bërë të ditur se i nominuari i bllokut për kryeminitër, Ramush Haradinaj do të ulet dhe do të bisedoj me Vetëvendosjen e Kurtit, në mënyrë që edhe ata të bëhen pjesë e Qeverisë së re.