GRANDEMALL

Limaj: Kurti s’mund ta ndryshojë historinë, çliruesit e Kosovës janë Thaçi, Krasniqi, Veseli, Selimi dhe e gjithë UÇK

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti nuk mund ta ndryshojë historinë. Ai ka thënë se çliruesit e Kosovës janë Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe ushtarët e UÇK-së.

Duke folur në Pressing të T7, Limaj ka thënë se disa mund të kenë komplekse për shkak se nuk kanë vepruar kur ka qenë kohë, duke aluduar në kohën e luftës së UÇK-së me Serbinë.

“Nuk mundet me ndryshu historinë Albin Kurti, as ti, as unë, askush. Çliruesit e Kosovës janë Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Pjetri…. edhe ushtarët e UÇK-së. E kuptoj që e kanë kompleksin që kur ka qenë koha s’kanë bërë kurrgjë”, ka deklaruar Limaj.

“Ata njerëz janë që i kanë pri çlirimit të shtetit dhe shtet-ndërtimit”, ka shtuar ai.

Uji Dea

Sipas Limajt, koha e provimit të luftës me Serbi ka kaluar dhe tani është koha e mençurisë dhe urtësisë politike.

“Koha për ta provuar a lëshojmë pe, apo jo, me Serbinë, mendoj që ka qenë në luftë. Ka qenë test. Nëse në atë kohë kam qenë i gatshëm ta sakrifikoj veten, familjen, babën, nanën e fëmijët… atëherë ka qenë provimi. Nuk është më ajo kohë. Tash është koha kush është më i mecëm, kush është më i urtë politikisht”, ka thënë Limaj.

Sa i përket videos së VV-së, ku mes tjerëve edhe Limaj etiketohet si “shkatërrues shteti”, ai ka pyetur se çfarë ka pasur në vitin 1999 për t’u shkatërruar më pas.

“Çka pasur në të ’99-ën në Kosovë që e kemi shkatërruar ne? Sollëm lirinë, nisi rindërtimi i vendit, prej -1, jo prej zeros”, ka pyetur ai. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.