UBT

Limaj: Kurti po flet si Vuçiqi

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është kthyer në qeveri të administrimit dhe mirëmbajtjes, ku Albin Kurti po duket si administrator e Hekuran Krasniqi si kontabilist.

Sipas tij, kryeministri Kurti është administrator dhe e ka një kontabilist për mbledhjen dhe shpërndarjen e parave sepse ka shumë probleme Kosovë dhe deri tash nuk janë parë asnjë zgjidhje për ato.

Limaj tha se rënia e LVV-së është normale për shkak të mosefikasitetit qeverisës.

Hidromorava

Ai tha se Qeveria e kanë zgjedhur rrugën t’i mbaj paratë, duke shtuar se vetëm në Kosovë ndodh që duke mos investuar një vit e gjysmë, e votuesit të thonë mirë e ka.“Nuk është praktik e mirë me shkuar në zgjedhje çdo një vit ose një vit e gjysmë por kjo varet edhe nga qeveria. Do të donim të kemi një qeveri stabile dhe me mandat 4 vjeçar. Nëse Qeveria nuk qeverisë por administrohet, mund të shkohet në zgjedhje ndoshta, nuk e di”, tha ai.Limaj në Kanal 10, kritikoi edhe opozitën parlamentare, duke thënë se ajo po fle e po “kërhat”.

Ai komento edhe deklaratën e Kurtit se u paralajmëruar greva në ditën që bisedonte 5 orë në Bruksel me presidentin e Serbisë, Alekrandër Vuçiq, duke thene se Kurti ia ka nis me fol si Vuçiqi, duke u viktimizuar.“Këto janë filma, është marre të dëgjohet nga një kryeministër, është me të ofendu intelegjencën, por ne në Vjenë kemi qenë kur ai organizonte protesta kundër neve këtu, por te xhemati i tij kjo shkon”, tha ai.