Fundamenti

Limaj: Kurti kryeneç, po e mashtron vendin dhe po i përkeqëson raportet me miqtë ndërkombëtarë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për fillimin e zbatimit gradual të reciprocitetit, duke e quajtur si një vendim që nuk kishte të drejtë ta merrte një qeveri e shkarkuar.

I pari i Nismës, Fatmir Limaj, gjithashtu theksoi, në një shkrim të tij në Facebook, se qeverisë në detyrë nuk i takon të marrë asnjë vendim që është përtej angazhimeve të saj në funksion të mbarimit të punëve ditore për ta mbajtur funksionale qeverisjen.

Në fund të reagimit të tij, Limaj ka thënë se gjasat për të përkeqësuar edhe më shumë raportet me miqtë ndërkombëtarë rriten si pasojë e një udhëheqje kryeneçe që manipulon dhe tenton të mashtron vendin.

GRANDEMALL

Postimi i plotë i Limajt:

Vendimi që mbrëmë mori qeveria në detyrë për zbatimin gradual të reciprocitetit i tejkalon kompetencat e një qeverie të shkarkuar, e cila nuk ka të drejtë të merr asnjë vendim që është përtej kryerjes së punëve të përditshme për të mbajtur funksionale qeverisjen.

Mirëpo, kur udhëhiqesh nga kryeneçësia, manipulon dhe tenton të mashtrosh vendin tënd dhe kështu i përkeqëson edhe më shumë marrëdhëniet me miqtë tanë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.