UBT

Limaj: Kurrë s’kam besuar se Thaçi do ia lëshonte vendin profës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga koalicioni i ri qeverisës që të kenë kujdes nga numrat. “Pasja e numrave nuk do të thotë se keni gjithçka në dorë, por me këta numra ju duhet të jeni më të kujdesshëm”, ka thënë Limaj në fjalën e tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

“Në këtë parlament ka njerëz me përvoja të mjaftueshme për ta bërë opozitën ashtu si duhet”, ka shtuar më tej ai.

Për koalicionin ai ka thënë se i ka tejkaluar edhe pritjet e opopzitës.

Uji Dea

“Të gjitha i kam pritur, por jo edhe që Hashim Thaçi të hiqte dorë nga kryeministria e këtë t’ia falte profës”, ka thënë Limaj.

“Kjo që po nis sot, Zoti ju ndihmoftë”, përfundoi Limaj.

© KOHA.net