Mobi Casa

Limaj kritika Kurtit e Osmanit: Që dy vite nuk njohin kontributin e të mbajturve në Hagë për pavarësinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani që nuk po përmendin ish-liderët shtetërorë që tani gjenden në Hagë, në përvjetorët e pavarësisë.

Limaj ka thënë se njerëzit kyç që lidhen pavarësisë së Kosovës, sot gjenden në Hagë.

“Qe dy vite në seancat solemne të Kuvendit për pavarësinë, as kryeministri as presidenti nuk i përmendin, për të thënë se shprehin mirënjohje për ish-presidentin e ish-kryetarin e Kuvendit”, ka thënë Limaj në T7.

Ai ka thënë se duke mos e përmendur ish-presidentin Hashim Thaçiq, nuk shlyhet fakti se ai është lexues i deklaratës së pavarësisë së Kosovës.

FIDANISHTJA

“Duke mos e përmend, nuk e shlyen faktin kush e ka lexu deklaratën e pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar tutje ai.

Limaj ka thënë se Nisma do t’i bashkohet iniciativës “Festojmë me Ju”, që mbahet në 15-vjetorin e pavarësisë, 17 shkurt, për t’i përkrahur ish-liderët e luftës çlirimtare në Hagë.

“Mungesa e tyre në këtë përvjetor, për secilin njeri që ndihet krenar për të kaluarën e vet, e ndjenë një padrejtësi. Me 17 shkurt, në ora 14:30, Nisma i është bashkuar iniciativës “Festojmë me Ju”. Ne po iu themi që jemi me ju, jemi krenar me ju. Kosova feston me ju dhe për ju. Kushdo këtu që tenton me fshehë dhe injoru, populli nuk do t’ju harrojë”, ka thënë Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.