United Hospital

Limaj: Kot e shtyjnë seancën, s’do të arrijnë ta blejnë votën e deputetëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i partisë NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, pas shtyrjes se seancës plenare në të cilën pritej votimi i amendamenteve që i hapnin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, ka theksuar se shtyrja e seancës për shkak të mungesës së materialit është arsyetim banal.Ai tha se dikush dëshiron të blejë kohë dhe të provoj t’i bindë deputetët të votojnë kundër vullnetit të tyre.

Ai tha se dikush dëshiron të blejë kohë dhe të provoj t’i bindë deputetët të votojnë kundër vullnetit të tyre.

“Ju e dini mirë që seancën e kanë thirrur për Specialen, materialet nuk janë dorëzuar, dikush dëshiron të blej kohë ende për ta zhvilluar këtë propagandë për të treguar se sa është e rëndësishme votimi. Askush nuk e përmendi sovranitetin e shtetit”, u shpreh Limaj.

Mobi Casa

Kryetari i partisë NISMA për Kosovën më tej tha se “ne me këto amendamente po e gërmojmë kufizimin e sovranitetin tonë, po ndërtojmë një gjykatë tjetër kushtetuese, thjesht pavarësinë e mbikëqyrur që e kemi pasur”.

“Tash po dyfishohet mbikëqyrja e shtetit tonë në një mënyrë krejt tjetër. Dëshirojnë të blejnë kohë dhe fatkeqësisht ky parlament është duke u shndërruar në parlament të kukullave. Me gjithë tendencën për të blerë kohë ata nuk do të arrijnë që t’i blejnë deputetët që të votojnë kundër vullnetit të tyre”, ka thënë Limaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.