United Hospital

Limaj: Kosovës i duhet një Qeveri që i jep vizion dhe drejtim vendit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është duke zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e Prishtinës. Në këtë takim ai u ka bërë thirrje të rinjve që të mos e humbin shpresën dhe vullnetin, pasi nuk është zgjidhja largimi nga vendi.

“Mos u zhgënjeni dhe mos e humbni shpresën. Vendi është i juaji dhe mos gaboni të zhgënjeheni. Ne do të krijojmë fondin e vetëpunësimit, fond i cili do të shpërndahet në qendrat rajonale e ku djemtë e vajzat do të mund të paraqesin idetë e tyre kreative, dhe të sigurojnë punë”, tha Limaj para prishtinasve, raporton lajmi.net

Ai ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri e cila i jep vizion dhe drejtim vendit, që sipas tij bëhet duke marrë vendime të rëndësishme për shtetin.

Eco Higjiena

“Kosova e ka pas një problem. Nuk kemi pasur qeferi reformatore, qeveri të fuqishme e cila futet thellë dhe bën punë të mëdha. Kosovës i duhet një qeveri e cila i jep vizion dhe drejtim vendit, çka bëhet me vendosmëri dhe qartësi”, theksoi lideri i Nismës për Kosovën.

Limaj gjithashtu theksoi se partia që drejton nuk jep premtime të mëdha e ‘kallbllak fjalë’, por harton programe konkrete për qytetarët. /lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.