Limaj: Kosovës i duhet një Gjykatë gjithëpërfshirëse
Lideri i NISMA për Kosovë, Fatmir Limaj, ka theksuar se sot deputetët e Kosovës dhan një mesazh të qartë se shteti ka institucione kredibile duke dhënë vendimin e tyre plotësisht të drejtë.
Ai ka theksuar se tash e tutje duhet provuar gjetjen e një konsensusi për një Gjykatë më gjithëperfshirëse.
“Kjo sot është mbyll, por duhet pa se çka duhet me vendos në të ardhmen”, tha Limaj.
“Oozita e ka obligim të komunikojë me Qeverinë dhe të gjejë konsensus për themelimin e një gjykate gjithëperfshirëse”, tha ai.
Limaj këto komente i ka bërë në emisionin “Rokum Rroll” me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum. /Telegrafi/


