Fundamenti

Limaj: Kosova shumë shpejtë do t’i ketë institucionet

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Shpresojmë se shumë shpejte do të gjejmë zgjidhje, të gjithë do të reflektojnë dhe se Kosova,do t’i ketë institucionet e saj. Kështu pohoi lideri i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, pas takimit që liderët e Bllokut LDK-AAK dhe Nisma, kishin me një grup të ish deputetëve të ParlamentitEvropian, të cilët u informuan për zhvillimet aktuale në vend.

Limaj tha se ky ishte një takim informues, ku ish deputetë e Parlamentit Evropian, janë informuarpër objektivat dhe idetëe programore të partive të bllokut, se siata e shohin një qeverisje ndryshe, se çfarë ata do të bëjnë për zhvillimin ekonomik, papunësinë si dhe me problemet me të cilat ballafaqohet vendi.

Limaj pohoi se e kanë njoftuar këtë delegacionme vijat programore të koalicionit dhe objektivat që ata kanë për qeverisjen e ardhshme, gjendjen aktuale në vendsi dhe daljen nga kjo situatë . Ndërsa theksoi setani është momenti, ku zgjidhja duhet të vijë sa më shpejtë.

“Unë shpresoj që jemi futur në një moment, ku zgjidhja duhet të vijë sa më shpejtë. Është koha për të ardhur deri tek zgjidhja. Është momenti për të reflektuar dhe unë pres shumë shpejtë, të vijmë të zgjidhja. Unë punoj dhe ne po punojmë për të ardhur tek zgjidhja. Dhe zgjidhja besoj që shumë shpejtë do të vjen”, ka pohuar Limaj.

Se a kanë pasur rekomandime nga ana e deputeteve dhe se a i kanë dhënë të drejtë bllokut për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe qeverisë, Limaj tha se ata nuk kanë ardhur për t’i dhënë të drejtë askujt, por se ata kanë ardhur vetëm për tu informuar, për atë se si po shkon ky proces dhe për të dëgjuar idetë e tyre, se si të dilet nga kjo situatë.

UBT

Ndërsa i pyetur se a u kanë kërkuar evropianët, ndonjë takim të përbashkët të të gjithë liderëve, Limaj tha se nuk kapasur asnjë kërkesë nga ana e tyre, pasi që sipas tij, edhe ata tashmë e kanë të qartë se Kosova duhet të funksionoj vet dhe se zgjidhja duhet të bëhet ngainstitucionet e vendit.

“Edhe ata e kanëtë qartë se ky vendduhet përfundimisht si vend i pavarur të filloj dhe të funksionoj vet. Të gjejmë një zgjidhje brenda nesh vet. Është koha që ne si politikë t’i gjejmë zgjidhjet vet. Dhe unë besoj që do t’i gjejmë dhe pres që shumë shpejtë ti kemi institucionet”, tha ai

Ndërsa se cilat do të jenë hapate ardhshëm të tyre si bllok, Limaj tha se kjo pritet të bëhet e ditur nesër,pas takimit të anëtarëve të koalicionit, ku do të bisedohet për hapat që do të ndërmerren në të ardhmen.

Ndërsa i pyetur se pse në këtë takim, nuk ishin dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje,Limaj theksoi se nuk është në dijeni për këtë dhe se nuk e di se si ka qenë puna e ftesës, për të marrë pjesë në këtë takim.