Limaj: Kosova mund të humbasë rastin e Banjskës në tavolinën diplomatike

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se është i shqetësuar nga fakti se Kosova mund të humbasë rastin e Banjskës në tavolinën diplomatike, dhe sipas tij kjo do t’i kushtojë shumë vendit.

“Çfarë kam parë edhe gjatë samitit edhe gjatë këtyre ditëve, deklaratat e qëndrimet e në fund edhe me presidentin Macron, frika imë është se Kosova po e humb rastin e Banjskës në tavolinën diplomatike. Atë që kemi thënë është një rast i mirë. Kjo është frika ime, këto janë sinjalet që unë po i shoh, mund të presim edhe pak kohë, mund të themi që ende nuk kanë përfunduar hetimet”, ka deklaruar Limaj në RTV Dukagjini.

Limaj, ka reaguar edhe ndaj deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron në konferencën për media me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Ka shumë gjëra që kam parë, një pjesë është shqetësuese, një pjesë është e njohur paralajmëruese, drejtpërdrejt Macron bën thirrje për implementimin e marrëveshjes. Fjala e dhënë nënkupton marrëveshjen që janë dakodruar dhe që duhet të fillojnë ta zbatojnë, të paktën kështu kuptohet kjo pjesë”, ka thënë ai.

RCCOLA

Macron kishte theksuar se pret nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të mbajë përgjegjësi dhe të dënojë aketet e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Kurse nga ana e Kosovës, Macron ka thënë se pret që të njihet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Ndërkaq, angazhimi i të dyja palëve që të ecin përpara sipas presidentit Macron, është kusht i paqes.