GRANDEMALL

Limaj: Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për drejtues, që t’i ulin gjakrat

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur par amedias, pas votimit të Qeverisë së Hotit që mori 61 vota.

Limaj tha se kjo qeveri do të mbahet mend që ktheu normalitetit në një moment kritik për Kosovën.

“Jemi në një moment kritik, një Qeveri e re që po merr detyrë në kohë të vështirë me përkushtim, e që do të mbahet mend si një qeveri që ktheu normalitetin.

UBT

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për drejtues, që t’i ulë gjakrat. Ne do të jemi me ndihmu çdo frymë pozitive e me jep kontributin tonë për qeverisje parlamentare, që kjo frymë të jetë e urtësisë dhe shtet ndërtuese.

Në plan të brendshëm, do të kemi fokus në tejkalimin e krizës së shkaktuar nga COVID-19, riparimi i marrëdhënieve me aleatët tanë, që Kosova t’i përmbyll temat e hapura me Serbinë e të respektohet sovraniteti, e integriteti i brendshëm.

Nisma dhe AKR-ja kanë votuar të gjithë dhe kjo është e rëndësishme. Nëse kjo qeveri është në shërbim të asaj që thashë, jam i bindur që do ta përfundojë mandatin”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.