KKVITI

Limaj: Kosova gati për dialog, bisedimet përfundojnë më njohje nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në një takim kryetarin e Lëvizjes Besa në Maqedoninë Veriore, Bilall Kasami, i shoqëruar me bashkëpunëtorë. Limaj e ka uruar Kasamin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat mundësuan ndryshimin e emrit të shtetit.

Ai ka vlerësuar lart kontributin e Lëvizjes Besa dhe të partive shqiptare në miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Limaj ka thëne se deputetët e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, me votën e tyre pro marrëveshjes se Prespës për ndryshimin e emrit, zgjodhën rrugën e integrimeve evropiane.

“Është bërë një hap i madh me miratimin e këtyre ndryshimeve. Vlerësoj se kjo i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë ndër tjerash Limaj.

Limaj ka porositur Kasamin që të bashkëpunojnë me partitë shqiptare, në mënyrë që të jenë faktor i rëndësishëm në Maqedoninë Veriore.

Eco Higjiena

Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka thënë se Maqedonia Veriore e ka mbyllur një çështje shumë të rëndësishme.

Ai tha se Lëvizja Besa do të vazhdojë të angazhohet në funksion të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.

Duke folur për zhvillimet në Kosovë dhe dialogun me Serbinë, Limaj tha se dalëngadalë situata po kthehet në normalitet.

Votimi i Delegacionit Shtetëror në Kuvend, Limaj tha se Kosova po demonstron së është e gatshme për bisedime të cilat duhet të përfundojnë me njohje reciproke.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.