UBT

Limaj: Kosova është i vetmi vend në Evropë ku burgoset Opozita

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se protesta, siç e ka quajtur ai masive e së shtunës e ka frikësuar pushtetin.“Pushteti u kthye në shtypës duke shtypur zërin opozitar duke përgjakur aktivistë të partive politike, duke burgosur deputetë dhe thyer zyrat e një partie opozitare”, ka vlerësuar Limaj.

Ai ka thënë se ka kohë që Opozita ka kërkuar reflektim nga pushteti.

Mobi Casa

“Kriza duhet të zgjidhet me mjete politike. Sot në Evropë është i vetmi pushteti i Kosovës që burgos opozitën”, ka thënë ndër tjerash Limaj. /Telegrafi/