FIDANISHTJA

Limaj: Konfirmova për herë të pestë pastërtinë e luftës time

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish- komandanti i UÇK-së dhe lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se sot ju drejtohet atyre që për 13 vite e kanë mbështetur dhe i kanë besuar. “Ju shprehi mirënjohjen time respektin dhe falënderimin që na keni mbështetur dhe keni pas besim në ne”.

Limaj ka thënë se sot për herë të pestë merr konfirmimin e lufta e tij ishte e pastër.

“Unë i kam vetëm tri vite liri, unë nuk jam ndjekur jam persekutuar. Lufta ime është hetuar e gjykuar nga më shumë se 20 gjyqtarë. Sot për herë të pestë marr konfirmimin e drejtësisë se lufta ime ishte e pastër. Vendimi konfirmon drejtësinë dhe luftën tonë të drejtë”.

Limaj ka thënë se pret që edhe në rastet tjera të shokëve të tij të triumfojë drejtësia.

GRANDEMALL

“Pres që edhe ish bashkëluftëtarët e mi që gjenden ne procese gjyqësore që edhe në ato raste drejtësia të triumfojë. Do të jemi gjithmonë në shërbim të së drejtës”, tha ai.

Limaj tha se nga sot për të dhe bashkëpunëtorët e tij nisë një etapë e re, ajo e fitoreve politike.

Me këtë rast avokati i Limajt, Tahir Rrecaj para gazetarëve ka thënë se kanë marr konfirmimin e gjykatës për pafajësinë e klientit të tij.

“Kam kënaqësinë t’ju komunikoj lajmin e gëzuar së dje kemi marr konfirmimin me shkrim me të cilin Fatmir Limaj është liruar nga akuzat për krime lufte”, ka thënë Rrecaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.