ARKATANA

Limaj kërkon konsensus politik për vendime të mëdha

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lideri i Nismës Socialdemokrat dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se ratifikimi i demarkacionit është dëshmia më e mirë se me një dialog konstruktiv dhe intensiv në temat nacionale mund të arrijmë të krijojmë konsensus.

Limaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë e “pas më shumë se tetë vjetësh kemi arritur ta kthejmë traditën e mirë që për tema nacionale të ndërtojmë konsensus sa më të gjerë”.

Fundamenti

“Kalimi i demarkacionit është dëshmia më e mirë se me një dialog konstruktiv dhe intensiv në temat nacionale mund të arrijmë të krijojmë konsensus. Gjithmonë është në përgjegjësi të shumicës për tema nacionale në vendime ta përfshijë edhe opozitën”, ka shkruar Limaj, transmeton Telegrafi.

“Sa herë është provuar që temat nacionale të personalizohen, kanë krijuar kriza, tensione, përçarje dhe vendimet kanë qenë të kontestuara dhe jo në interes të vendit. Prandaj le të na shërbejë ky moment që ta mbajmë dialogun, transparencën dhe komunikimin mes gjithë faktorëve politikë për temat nacionale dhe së bashku t’i ndërtojmë qëndrimet dhe të jemi të gatshëm të marrim vendime të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.