FITORJA

Limaj kërkon konsensus për përfundimin e dialogut me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për konsensus politik në trajtimin e temave nacionale.

Lidhur me dialogun final me Serbinë, Limaj tha se Nisma është e interesuar për dialog gjithëpërfshirës, në mënyrë që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës.

“Ne si parti jemi të përgjegjshëm në hapat që i bëjmë, reflektojmë pozitivitet dhe duam unitet. Politika kosovare do të dijë të përgatitet që të mos përsërit gabimet e së kaluarës. Nisma është e interesuar për dialog me të gjithë fqinjët. Ne presim që nuk do të përsëriten gabimet e së kaluarës, duam të shohim një konsensus sa më të gjerë”, tha Limaj.

Këto komente Limaj i bëri në konferencën që mbajti sot e në të cilën bëri të ditur se më 24 qershor do të mbahet Kuvendi qendror i punës i Nismës Socialdemokrate, raporton Ekonomia Online.

FIDANISHTJA

Sipas tij, ky organizim ka ardhur si rezultat i “interesimit të gjithanshëm” për t’iu bashkuar Nismës Social Demokrate.

“Ne kemi filluar një proces të gjerë të konsolidimit të partisë për muaj të tërë. Sot është që të ju njoftojmë se nga tani fillojmë me kuvendet e punës me degët e partisë deri më datën 24 qershor ku do të mbahet kuvendi qendror i punës së Nismës Social Demokrate”.

“Vendimi i kryesisë për të shkuar drejt kuvendeve të punës ka qenë duke parë një zhvillim, një masivizim, një interesim të gjithanshëm për t’iu bashkuar frymës sonë socialdemokrate”, tha Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.