Hidromorava

Limaj kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Kurtit: Kryeministri shkeli Kushtetutën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq të shtunën janë dakorduar për normalizimin e raporteve në Ohër.

Limaj i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që të jap dorëheqje pasi sipas tij ai ka humbur legjitimitetin.

“Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin! Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Limaj.

Ai thotë se Kurti për dy vite mashtroi qytetarët me politika populiste.

“Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces”, ka vijuar Limaj.

I pari i Nismës thotë se Kosova pos që nuk mori njohje përfundoi edhe në marrëveshje me “Zajednicë” brenda.

“Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda”.

Fundamenti

“Kryeministri ka shkelë Kushtetutën e vendit dhe duhet të dorëhiqet menjëherë”, ka shkruar tutje Limaj.

Ndryshe, të shtunën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Duke iu adresuar gazetarëve, ai tha se kjo është një “arritje e rëndësishme”.

“Ajo që palët pranuan, është që Marrëveshja dhe zbatimi i saj përmes Aneksit të bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian”, tha Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.