Fundamenti

Limaj: Kemi një kryeministër që është plastelinë politike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i NISMA, Fatmir Limaj, theksoi se asnjë kryeministër në historinë e Kosovës të pasluftës nuk ka qenë në një pozitë më të vështirë se kryeministri aktual, Albin Kurti.

Sipas tij, ky kryeministër, që ka qenë kundër dialogut, do të shkojë të hënën për të vendosur nënshkrimin për dicka që askush nuk e ka pyetur.

“Merre ose lëre, në këtë gjendje e ka sjellë vetën dhe Kosovën. Të hënën ky kryeministër ka me nëshkruar një marrëveshje, e cila nuk përmban asgjë thelbësore. Praktikisht kemi një kryeministër që është plastelinë politike, plastelinë që mbaron cka të dëshiron me të. Sot kryeministri po i negocion mashtrimet e tij me popullin e Kosovës. Del thotë gjashtë kushtet, i ka përmend para dy apo tri jave, në seancë të Kuvendit nuk i përmendi më. Tha e kemi të gatshme marrëveshjen, nuk kemi negociuar, duhet me e nënshkru.

GRANDEMALL

Kurti kur u ardh në Qeveri e ka ditur se duhet me pas sjellje te një burrështetasi, se dialogu duhet të vazhdohet, se duhet të ruhet memoria shtetërore dhe jo me vazhdu e me mashtru, por mu ndal edhe me e përmbyll marrëveshjen. Dhe cka ka ndodh, ky ka bërë veprime mashtruese, ka bërë aksione populiste, për të vazhduar për të mbajtur lart stekën lart të mashtrimit. Ky është dashur të koordinoi aktivitetet me botën dhe jam i bindurse nuk do të kishte ardhur në këtë pozitë. Ky ka zgjedhur rrugën më të keqe të mundshme”, tha Limaj në Blic Interview.

Sipas Limajt, ka tashmë tri javë që Kurti thotë se me planin franko-gjerman, Kosova e fiton njohjen de fakto nga Serbia, por shtoi se “Njohja de fakto e Serbisë në raport me Kosovën ka ndodhur në marrëveshjen e 2013”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.