Hidromorava

Limaj: Ka shumë lëshime në marrëveshje, Kurti të ofrojë dorëheqje

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur së fundmi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiq për aneksin për të cilin u dakorduan në Ohër të Maqedonisë se Veriut u diskutua në emisionin RTKPRIME me kryetarin e Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.

Limaj tha se kjo është vazhdimësi e asaj që ndodhi në Bruksel në shkurt, pra pranimi i planit frankogjerman. “Kjo në Ohër ka qenë më shumë diskutim për implementimin e asaj që ka ndodhur në Bruksel, pra nuk kishte asgjë befasuese pas asaj që ka ndodhur atje” .

“Siç e pamë ishte i njëjti skenar, ishte i njëjti spektakël. Doli se ky aneksi ishte edhe me i shkurtër dhe më i koklavitur se ajo e para. Marrëveshjen e shohë më gjerë se neni i shtatë dhe ai i dhjetë, këtu ka disa gjëra të dëmshme në këtë marrëveshje, e para është në preambulë. Për herë të parë ka një kryeministër të Kosovës që ka pranuar të dakordohet me një dokument që shkruan “duke mos paragjykuar statusin e Kosovës”, ka thënë Limaj.

UBT

Prandaj, sipas tij, me u fut me lexua një marrëveshje që pranon faktin që statusi i Kosovës është i pa zgjidhur. “Kjo është devijim dhe kryeministri i Kosovës duhet të jep dorëheqje”.

“Edhe pika e gjashtë është problematike. Pika e shtatë është po ashtu problematike. Në piken e shtatë janë tri momente siç është kjo për vetmenaxhim. Përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanalet e komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës. Çfarë kanali tjetër i duhet komunitetit serb për me komunikua me Qeverinë e Kosovës. Ata i kanë deputetët në parlament, i kanë të drejtat e tyre të garantuara me Pakon e Ahtisarit, e kanë votën e dyfishtë në Parlament, i kanë ministrat në Qeverinë e Kosovës. Kryetarët e komunave dhe ligji për pushtetin lokal i jep komunikimin me ministrinë e administratës së pushtetit lokal e më të gjitha ministritë. Shtrohet pyetja çfarë kanali tjetër të komunikimit i duhet komunitetit serb me qeverinë kur ai është pjesë e saj dhe kjo për mua është e softistikuar”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.