Mobi Casa

Limaj jep një lajm të mirë për vizat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se ka marrë mbështetje nga Socialdemokratët e Evropës në rrugën e Kosovës drejt liberalizimit të vizave.

Limaj në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se ka marrë mbështetje nga presidenti i partive socialdemokrate, Sergei Stanishev në procesin e liberalizimit të vizave.

Mbështetje në këtë proces, sipas Limajt ka ofruar edhe eurodeputeti i njohur nga partia SDP, Knut Fleckenstein.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot në Tiranë vazhdoi punimet konferenca e nisur një ditë më parë në Podgoricë e cila është organizuar nga Partitë Socialdemokrate evropiane.

Uji Dea

Në këtë takim kam marr mbështetje nga presidenti i partive socialdemokrate evropiane, ish kryeministri i Bullgarisë, Sergei Stanishev në procesin e liberalizimit të vizave.

Presidenti i PES-it deklaroi se e mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave si dhe do të angazhohet që të gjithë deputetët socialdemokrat të partive simotra anekënd Evropës të punojnë që Kosova të marrë sa më shpejtë liberalizimin e vizave.

z. Stanishev u zotua se në çdo vend ku udhëheqin me qeverinë partitë Socialdemokrate Evropiane do të angazhohen në këtë drejtim.

Mbështetje në këtë proces ka ofruar edhe eurodeputeti i njohur nga partia SDP, Knut Fleckenstein, i cili tha se BE do ta kryejë detyrën karshi Kosovës për liberalizim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.