RCCOLA

Limaj jep lajmin e madh, Kosovës i vijnë 120 milionë euro investime nga Izraeli

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka takuar ambasadoren jorezidente të Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm.

Bashkë më me ambasadoren ishin edhe disa investitor nga ky shtet të cilët janë të interesuar për Kosovën.

Zv-kryeministri Limaj bëri me dije se kompania OAPI nga Izraeli tashmë janë të gatshëm të investojnë 120 milionë euro në bujqësi, investim ky i cili sjellë punësimin e 1000 personave.

Limaj tha se është lajm i mirë qe investitorët nga Izraeli kanë zgjedhur dhe besojnë në potencialin e Kosovës.

“Investitorët nga Izraeli e kanë mbështetjen nga shteti i Izraelit. Vendimet që po i merr kjo qeveri po përshëndeten edhe nga vendet tjera. Pas pezullimit të privatizimit të tokave po vijnë investitor të cilat janë të gatshëm për të investuar. Ne ndihemi të nderuar që i kemi këtu. Ambienti në Kosovë është i përshtatshëm për të investuar. Qeveria do të ndërmerr të gjithë hapat për të krijuar lehtësira në mënyre që të thithen investime të huaja”, ka thënë Limaj në një konferencë për media pas takimit me ambasadoren e Fisher-Kamm dhe investitorët nga Izraeli.

E, ambasadorja Alona Fisher-Kamm, tha se shteti i Kosovës dhe Izraelit ndajnë shumë vlera të përbashkëta. Këto vlera ajo tha se do t’i hapin rrugë thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Fundamenti

Ambasadorja tha se ka investitor nga Izraeli të cilët janë të gatshëm për të investuar në Kosovë.

“Ekonomia është rrugë që mund t’i bashkoj palët. Ne ndajmë shumë vlera të përbashkëta”, ka thënë ndër të tjera ambasadorja jorezidente për Kosovën nga Izraeli, Alona Fisher-Kamm.

Ndërsa, Haim Oz përfaqësuesi i kompanisë (OAPI) në konferencën për media me gazetarë tha se planifikojnë të investojnë rreth 120 milionë euro në bujqësi.

OAPI së bashku me Kompaninë Devolli Group, janë të interesuar që të investojnë në sektorin e agrokulturës me 120 milionë euro.

Ky investim ai tregoi se përfshin ndërtimin e një fermë të bulmetit, pastaj ndërtimin e një fabrike për përpunimin e mishit të gjedhit, ndërtimin eshtrave dhe disa thertoreve.