Limaj: Javën e ardhshme do të krijohen institucionet
Kreu i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, është shprehur i bindur se në javën e ardhshme do të formohen institucionet e Kosovës, raporton “Zeri.info”.
“Ne presim me 24 gusht të ketë seancë dhe të fillojë krijimi i institucioneve të Kosovës. Jam optimist që javën e ardhshme Kosova do ta ketë edhe Kuvendin e konstituuar edhe Qeverinë”, ka thënë Limaj.
Këto deklarata Limaj i bëri gjatë konferencës së mbajtur për media ku edhe u zyrtarizua kalimi i Shukri Bujës në Nisma. /ZËRI/


