UBT

Limaj i thotë Metës se në Kosovë është instaluar pushtet policor

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka njoftuar se sot është takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, për situatën politike në vend. Ai në Facebook ka shkruar se në këtë takim kanë biseduar “për daljen nga kriza e thellë në të cilën është vendi ynë”.

Limaj thotë se ka njoftuar Metën për shkaqet e krizës dhe për arrestimet e deputetëve të opozitës.

“Pas një diskutimi miqësor e informues për shkaqet e kësaj krize në të cilën ky koalicion qeverisës e ka sjell vendin, unë po ashtu ia bëra të njohur z.Meta qëndrimin e opozitës së bashkuar se në Kosovë tashmë është instaluar pushteti policor nga Isa dhe Hashimi, se këta dy po shtypin zërin opozitar, po burgosin deputetë, po bastisin shtëpitë e deputetëve dhe po bastisin e po thyejnë zyrat e partive opozitare”, ka shkruar Limaj.

Uji Dea

Në postimin e tij, Limaj ka shtuar se kryeparlamentarit Meta i ka treguar se ftesën e kryeministrit Mustafa për dialog opozita e vlerëson si hipokrizi. Ai thotë se para ftesës duhet të lirohen deputetët e arrestuar.

“I tregova z. Meta se ftesën e Isa Mustafës për dialog e vlerësojmë si një hipokrizi. Para çdo ftese duhet së pari të lirohen të gjithë të burgosurit politik nga regjimi i tyre policor dhe pastaj reflektim për anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për vendin”, thuhet më tej në postimin e Limajt.

http://koha.net/?id=27&l=87653

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.