Mobi Casa

Limaj: Historia e Kosovës s’mund të shkruhet nga akuza të padrejta

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sot me fillim nga ora 14:00, në Hagë do të mbahet një protestë kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen atje. Përkrahje kësaj proteste përkrahje i dha edhe Fatmir Limaj. një nga ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate.

Limaj tha se historia e Kosovës nuk mund të shkruhet nga akuzat e padrejta.

Postimi i plotë:

Nga e gjithë bota, bashkatdhetarët tanë sot janë mbledhur në Hagë për të kërkuar drejtësi dhe lirimin e menjëhershëm të krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht.

Uji Dea

Unë jam me ta, pa asnjë rezervë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare, të sakrificës dhe dinjitetit kombëtar.

Si bashkëluftëtar që kam ndarë orë, ditë dhe beteja me ta që nga fillimet e luftës, e di mirë se historia e Kosovës nuk mund të shkruhet nga akuza të padrejta që duan të njollosin sakrificën. Lufta jonë ka qenë dhe mbetet luftë çlirimtare e drejtë, për liri dhe demokraci, e përkrahur nga miqtë dhe aleatët tanë që njohën të vërtetën e kauzës sonë.

Në shenjë solidariteti me protestuesit në Hagë, NISMA ka vendosur që sot të mos zhvillojë aktivitete zgjedhore.

Sot zgjedhim të jemi me ju, me drejtësinë dhe me të vërtetën. Bashkë duhet të punojmë që zëri i popullit të dëgjohet, që sakrifica e një populli të mos njolloset dhe që drejtësia të triumfojë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.