KKGJILAN

Limaj: Hezitimi për dorëheqje të Qeverisë do ta thellojë krizën politike

/ 1 minutë lexim

Kreu i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj i ka ftuar koalicionin qeveritar të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të jep dorëheqjen.

“Gjykata ka konstatuar se qeveria ka shkelur kushtetutën duke nënshkruar marrëveshjen e parimeve për bashkësinë me shumicë serbe. Çfarëdo hezitimi, apo çfarëdo tendence për t’i ikur përgjegjësisë, pas këtij realiteti të ri juridiko-politik që solli vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta thellojë edhe më shumë krizën politike”, ka shkruar Limaj, transmeton Koha.net.

Një gjë është e qartë tashmë, e ajo gjë sipas Limajt është se Kosovën më nuk mund ta qeverisin ata që e kanë shkelur kushtetutën.

Fidanishtja

“Zgjidhja e vetme, e shpejt, dhe normale është dorëheqja e qeverisë dhe të shkohet në zgjedhje, rrugë tjetër nuk ka pas këtij aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese”, ka përfunduar Limaj postimin e tij në Facebook.

http://koha.net/?id=27&l=90708