Limaj: Haradinaj i ka pastruar punët me drejtësinë, arrestimi është politik

“Çështja e Haradinajt duhet të trajtohet këtu, në Kuvend ashtu siç duhet trajtuar edhe integriteti dhe dinjiteti i Kosovës, mbrojtja dhe trajtimi i qytetarëve të Kosovës si dhe raporti ynë me shtetin francez”, ka thënë Limaj.
Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend për arrestimin e Haradinajt në Francë, Fatmir Limaj ka thënë se ai është ndaluar për çështje politike.
Ai ka thënë se tashmë çështjet e drejtësisë për Ramush Haradinajn kanë përfunduar, andaj arrestimi i tij në Francë është bërë me shkaqe politike, shkruan Express.
“Çështja e Haradinajt duhet të trajtohet këtu, në Kuvend ashtu siç duhet trajtuar edhe integriteti dhe dinjiteti i Kosovës, mbrojtja dhe trajtimi i qytetarëve të Kosovës si dhe raporti ynë me shtetin francez”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se arrestimi i Haradinaj në Francë, nuk duhet të trajtohet si çështje personale, por si çështje shtetërore.
“Serbia po shpifë, ndërton raste të paqena, për ta rrezuar këtë vend”, ka thënë Limaj, duke thënë se Kosova nuk po bën asgjë për ta ndërruar qasjen në raport me Serbinë.
“Temë sot në Kuvend duhet të jetë se si do t’i qasemi ne Serbisë. Duhet të ndërpritet forma e dialogut’, ka thënë Limaj.
Ai gjithashtu tha se Haradinaj do të kthehet në Kosovë, por jo me meritën e autoriteteve në Kosovë.
“Ai do të kthehet në Kosovë falë sakrificës dhe luftës së tij të pastër”, ka shtuar ai. /GazetaExpress/