ARKATANA

Limaj: Haradinaj do ta formojë qeverinë në afat optimal

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Qeveria e Kosovës do të formohet në kohë optimale. Kështu beson partneri i koalicionit fitues të zgjedhjeve PAN, Fatmir Limaj, i cili ka thënë se Ramush Haradinaj do të arrijë të bindë edhe deputetët e tjerë për votë pro. Ai ka hedhur poshtë zërat se Nisma do të ndahet nga PAN’i.

“Një koalicion ka dalë fitues, që është ky koalicion. Unë besoj që vendit i duhet urgjentisht krijimi i institucioneve, krijimi i qeverisë”, ka thënë Limaj për RTV Dukagjini.

“Pres që në afatin optimal, në afatin e paraparë me ligj, të konstituohen organet, institucionet e vendit, dhe të fillohet me punën”, është shprehur Limaj, transmeton Gazeta Express.

Fundamenti

“Dhe, pres që mandatari ynë, zotëri Haradinaj, të votohet në Parlament, dhe kështu të fillojë puna”, ka thënë ai.

Limaj ka theksuar se nuk sheh asnjë arsye që të mos ndodhë kjo.

“Ne si partnerë ia kemi dhënë autorizimin Haradinajt që t’i bëjë ftesë grupeve politike, për të ndërtuar partneritet qeverisës, dhe kjo do të ndodhë në ditët në vijim”, ka thënë Limaj. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.