Fundamenti

Limaj: Folëm për prioritetet e Qeverisë – Haradinaj: Do të kemi takim edhe me Albin Kurtin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj dhe i nominuari për formimin e Qeverisë së re, Ramush Haradinaj, kanë thënë se takimi i sotëm ka pasur për qëllim përcaktimin e prioriteteve të qeverisë së re.

Me këtë rast, Limaj ka thënë se kanë folur se çka duhet të bëjë Qeveria LDK-AAK-Nisma.

“Do të vazhdojmë listimin e prioriteteve të Qeverisë së ardhshme”, ka thënë Limaj pas takimit.

Edhe Haradinaj ka thënë se po presin etapat ligjore deri te konstituimi i parlamentit.

Haradinaj nuk ka treguar nëse është folur se cila është përgjigja e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka kërkuar plotësimin e disa kushteve për të përkrahur Qeverinë e opozitës.

Haradinaj ka thënë se shpejt do të ketë një takim edhe me Liderin e VV’së, Albin Kurti.

“Do ta kemi edhe një takim të ardhshëm mes nesh dhe Kuritit, së shpejti”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

Ndërkohë, në emër të LDK’së, ka folur Lutfi Haziri. Ai ka thënë se Kosova nuk duron asnjë Qeveri teknike dhe se do të vazhdohet me krijimin e Qeverisë së opozitës.

Nis takimi ndërmjet Mustafës, Haradinajt dhe Limajt

Nikoqir i takimit është lideri i NISMA’s Fatmir Limaj ndërsa në selinë e këtij subjekti tashmë kanë shkuar lideri i LDK’së dhe i nominuari i këtij koalicioni për Kryeministër Ramush Haradinaj. Express do t’ju mbajë të informuar për rrjedhën e takimit.

Sot takohen Mustafa, Limaj e Haradinaj

Tre liderët e partive opozitare do të takohen sot për të diskutuar për formimin e Qeverisë së re pas publikimit të rezultateve përfundimtare.

Burime të Express kanë treguar se në takim do të diskutohen edhe kushtet e Vetëvendosjes, e cila po kërkon të bëhet pjesë e Qeverisë, nëse partitë pajtohen për ndërprerjen e dialogut me Serbinë dhe ndaljen e privatizimit të ndërmarrjeve publike./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.