Limaj flet pas takimit: Ambasadorët vlerësuan lartë punën e ekipit negociator rreth platformës
Një nga udhëheqësit e ekipit negociator, Fatmir Limaj ka folur pas takimit me ambasadorët e huaj në Kosovë, duke thënë se ata kanë vlerësuar lartë punën e tyre rreth platformës.
“Është vlerësaur lartë puna dhe angazhimi ynë rreth platformës. E dijnë që është vullnet i yni dhe do të shkojë në Parlament dhe u takon deputetve pastaj të vendosin. Kemi marrë vlerësim për punën e delegacionit nga ambasdorët”., ka thënë Limaj.
Në takim të pranishëm kanë qenë edhe shefja e zyrës së BE-së Nataliya Apostollova, dhe ajo e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.


