ARKATANA

Limaj: Është nevojë e madhe të shkojmë drejt ndryshimit të qeverisjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Limaj ka thënë se NISMA për Kosovën është një shpresë për ndryshim. Ai ka thënë se qeverisja aktuale, nuk paraqet ndryshim. Tha se gjithçka varet nga qytetarët. Por Limaj ka shtuar se “është nevojë e madhe për të ndryshuar qeverisjen”.

“Qeverisja aktuale nuk paraqet ndryshim, ne duam një qeverisje tjetër. Kjo varet nga qytetarët. Besojmë që është nevojë e madhe për të shkuar drejt ndryshimit të qeverisjes”, ka thënë Limaj.

Limaj: Duhet ta largojmë Kosovën nga ngërçi që e ka kapur

Kryetari i Kryesisë së NISMËS, Fatmir Limaj, thoi të se Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga ngërçi që e ka kapur.

Mobi Casa

Ai ka thënë se ka ardhur koha që secili institucion t’i ushtrojë kompetencat që ia përcakton ligji, e jo sipas interesave të individëve.

“Nuk mund të kemi një vend prosperues nëse nuk respektohet ligji dhe demokracia në vend. Secili institucion i ka kompetencat e përcaktuara me ligj”, ka thënë Limaj në një intervistë për RTK’në.

Ai ka thënë se Kosova duhet të çlirohet nga mentaliteti i deritashëm qeverisës.

“Problemi i Kosovës është me mentalitetin qeverisës. Realizimi i projekteve nuk duhet të bëhet nga interesat e një individi. Duhet të dalim nga ky ngërç”, ka thënë Limaj.