Mobi Casa

Limaj: Epoka e politikës së klanëve, e mashtrimit dhe padrejtësisë po mbaron

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

NISMA për Kosovën sot ka mbajtur tubimin elektoral në qytetin e Ferizajt, ku edhe është bërë prezantimi i të gjithë kandidatëve për deputetë në Kuvend të Kosovës, nga subjekti politik, NISMA për Kosovën në qytetin e Ferizajt.

Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj tha se “Epoka e politikës së klanëve, e mashtrimit dhe padrejtësisë po mbaron, kurse epoka e mundësive të reja dhe e rikthimit të dinjitetit për qytetarin po fillon. Kjo keqqeverisje e tyre ka degraduar vendin, ata ua kanë humbur vlerën institucioneve dhe kanë vendosur vullnetin e individit mbi ligjin.

“NISMA nuk ka dal kundër askujt, ne nuk premtojmë gjëra boshe, te kota, por ne mbajmë fjalën, nga 9 qershori shteti do të jetë ndryshe, dhe për këtë ju ftoj t’i bashkoheni NISMËS, dhe ta votoni numërin 59, tha Limaj.

Nga sot, ata që ju kanë gënjyer e mashtruar, ata që kanë mbytur zërin dhe shpresën tuaj, atyre ju kanë mbetur vetëm edhe 6 ditë, ka thënë Limaj.

Zgjedhja është e qartë, Nisma dhe numri 59 do të mbrojë vendin, do të shpëtojë demokracinë dhe do të kthejë institucionet në shërbim të qytetarëve në shërbim tuajin, tha në fund, Limaj.

Ndërsa, Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, z. Jakup Krasniqi, në këtë tubim elektoral tha se, NISMA programin e vet e mbështet në katër shtylla, të shtetit të së drejtës, të drejtësisë sociale, shtetit të dijës, dhe shtylla e katërt, shteti i zhvilluar ekonomikisht. NISMA është shpresa, besimi dhe e ardhmja e qytetarëve tanë, tha Krasniqi.

UBT

“Kauza politike e popullit tonë është shumë me e gjërë së sa kauza e Nismës, prandaj ftoj të gjithë që t’i bashkohen kauzës tonë për shtetin e së drejtës. Nisma do t’i ndihmoj çdo të reje apo të riu që sinqerisht punojnë për ta ndryshuar ambientin e Kosovës, sepse Nisma është e rinisë së Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka bërë thirrje për ndryshim duke thënë se, Nisma është kulturë tradicionale e kombit tonë.

“Kerkoj nga çdo familje që t’i bashkohet Nismës, sepse me NISMËN çdo punëmarrësi do të u ndryshohen kushtet e punës. Ne me Nismën e kemi nisur një rrugë të re për Ferizajn dhe gjithë Kosovën, por qytetarët janë ata që do ta vulosin të ardhemen tonë, dhe të shtetit tonë, ka thënë në fund Krasniqi.

Ndërsa, Kryetari i NISMa për Kosovën në Ferizaj, z. Imri Ilazi, së bashku me kandidatët tjerë për deputetë në Kuvend të Kosovës, nga qyteti i Ferizajt, njëzëri kanë thënë se Nisma si frymë e re që po i vjen Kosovës, erdhi me një qellim të vetëm, për t’i dhënë një perspektivë të re vendit, dhe se ajo nuk do të kishte fuqinë e saj po mos të kishte në krah njerëz të fuqishëm e të ndershëm të cilët thyen çdo barrierë.” Objektivi ynë është krijimi i shtetit zhvillimor, si në industri, në ekonomi, e në çdo fushë tjetër”, ka thënë Ilazi.

Në fund të tubimit madhështor janë prezantuar kandidatët për deputetë në Kuvend të Kosovës, nga lista e NISMA për Kosovën në Ferizaj, Ismail Neziri, zValon Ramadani dhe Edona Shabani.