Hidromorava

Limaj: Ende nuk dimë çka kërkon Serbia në këmbim të njohjes së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka theksuar se delegacioni kosovar nuk ka pranuar ende një dokument zyrtar nga Serbia në këmbim të njohjes së Kosovës shtet të pavarur.

Limaj ka potencuar se zyrtarët shtetërorë të Kosovës po shfaqin nguti kur po flasin për shkëputje territori derisa një ofertë e tillë nuk është prezantuar nga Beogradi zyrtar, njofton Klan Kosova.

”Të gjithë e dijnë se çka don Kosova. Finalja është njohja dhe anëtarësimi në OKB. Ajo çka ne nuk e dijmë është oferta e Serbisë, (a ka parë dikush ndonjë dokument zyrtar në Bruksel që Serbia ka dhënë një propozim të saj në tavolinë për çështjen e Kosovës?)”, tha Limaj në Zona B në Klan Kosova.

Limaj gjithashtu ka thënë se Kosova nuk ka asnjë propozim zyrtar se çka mendon ajo [Serbia]. “Ne kemi dëgjuar opinione, por Kosova zyrtarisht ende nuk e ka një dokuemnt ku flitet se me çfarë çmimi e pranon njohjen e Kosovës”.

Mobi Casa

”Nëse nesër në Bruksel me vullnetin më të mirë me një besim dhe qesim propozimin tonë, atëherë edhe Serbia duhet ta jap ofertën e saj. Kur kemi një propozim të ndarjes, e marrim atë propozim zyrtar, vijmë në Prishtinë, e negociojmë, a vlen të vazhdojmë apo jo”, tha ai.

”Le ta nxjerr një dokument Serbia në tavolinë se me çfarë çmimi do e njoh Kosovën atëherë e vlerësojmë”.

”Janë të ngutshme deklaratat e zyrtarëve të shtetit. Principet e fillimit të dialogut janë më të rëndësishme sesa përfundimi i tij”, tha Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.