ARKATANA

Limaj, edhe dy muaj në arrest shtëpiak

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi ka thënë se Fatmir Limajt dhe nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij u është vazhduar sot masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj. Ai ka thënë se kjo është konfirmuar nga kryetari i trupit gjykues, Malcolm Simmons.

“Kryetari i trupit gjykues në rastin ‘Kleçka’, gjyqtari i EULEX-it Malcolm Simmons ka sjellë vendimin me të cilin i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak, Fatmir Limajt dhe nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij edhe për dy muaj deri më 18 gusht”, ka thënë Gashi për “Epokën e re”.

Eco Higjiena

Sipas tij ky vendim është sjellë kinse për të pamundësuar ndikimin në dëshmitar.

“Gjë që kjo është palogjikshmëri juridike. Duke pasur parasysh që gjykimi në këtë çështje vazhdon më 3 korrik, ekipi mbrojtës i Fatmir Limajt do të vendos për hapa të mëtejmë juridik”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/