FITORJA

Limaj e quan Kurtin mashtrues: E bëri bërllok për Asociacionin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e ka quajtur mashtrues, kryeministrin e Kosovës, që po fshihet pas Gjykatës Kushtetuese pasi pranoi ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Limaj tha në Frontal në T7 se Kurti “ka bërë shkelje të Kushtetutës” duke arritur një “marrëveshje të dëmshme për vendin”.

“Çka po thonë këta që i kanë marrë 51%? Po duan që këtë punë t’ua lënë 9 vetave në Gjykatën Kushtetuese. Me u fshehë, me thënë ‘këqyre, ne e kemi bë një bërllok, marrëveshje katastrofale për vendin tonë, ju tash duhet ta akomodoni, t’ia gjeni vendin në Kushtetuë’. Gjykata Kushtetuese as nuk krijon e as nuk shuan institucione”, tha Limaj.

ARKATANA

“Në 2015 Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë s’duhet bërë Asociacioni… Marrëveshjet politike i krijojnë ato punë”, tha ndër tjerash ish-zëvendëskryeministri.Limaj tha se “do të krijohet një autonomi politike brenda sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës”.“Kosova ka pranuar formimin e Asociacionit me kompetenca të shtuara… S’ka këtu 2013, 2015, ka marrëveshje Kurti-Vuçiq nga e cila derivon draft-statuti dhe pastaj Asociacioni”, tha ai.

Limaj tha se “tanimë edhe për ata besimtarë fanatikë të z. Kurti e kanë të qartë që kryeministri i Republikës së Kosovës e ka pranuar një marrëveshje, ka pranuar asociacion dhe tani pritet implementimi”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.