United Hospital

Limaj: Duhet të thirret interpelancë, të kërkohet shkarkimi i Donika Gërvallës, çka nëse do të jetë dëshmitare e Speciales

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka folur rreth një deklarate se ministeres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në vitin 2015, ku kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Limaj tha se nëse Gërvalla nuk distancohet nga ajo deklaratë, duhet të shkarkohet ose të jap dorëheqje sepse, sipas tij, është konflikt interesi.

“Nëse e mbroni atë çka jeni thënë në 2015, duhet me u shkarku, duhet me dhënë dorëheqje se keni konflikt interesi, sepse ju sot drejtoni diplomacinë e Kosovës”, tha Limaj në rtk.

Tutje ai tha se duhet të thirret interpelancë për të kërkuar dorëheqjen e Donika Gërvallës nga posti i ministres së Punëve të Jashtme.

UBT

“Të ftohet ministrja në interpelancë, të kërkohet shkarkimi i saj, për faktin se ka konflikt interesi. Habitem si partitë opozitare nuk kanë thirrë deri tash interpelancë dhe të kërkojnë shkarkimin e saj.”, tha Limaj.

Ai shtoi se në momentin kur dikush merr një post publik duhet të distancohet nga deklaratat e mëhershme sepse më nuk mund të mbajë qëndrim individual.

“Ne jemi qytetar të këtij vendi, si njerëz të thjeshtë kemi të drejtën e mendimeve tona, dhe askush smund të ia cenoj askujt shprehjen e mendimit të lirë pavarësisht a pajtohemi apo jo, kjo është deri sa ne nuk drejtojmë instituvione publike. Në momentin kur ju kaloni në një drejtim publik, duhet të distancoheni nga ajo që keni thënë, qëndrimi që keni mbajt. Të distancohet zonja e nderuar, s’ka qëndrim individual, gabim është, këta e kanë problem se nuk dinë të sillen në institucione publike”, shtoi Limaj./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.