ARKATANA

Limaj: Duhet konsensus për temat nacionale

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj tha sot se takimet e partive politike janë një nismë dhe sinjal i mirë, pasi sipas tij, për temat nacionale nevojitet konsensus i gjerë.

Ai tha se ka kërkuar që nga tryezat të dalin me gjëra konkrete dhe sipas tij është e rëndësishme që ka vullnet të ecet para.

“Takimet e tilla garantojnë besueshmëri dhe transparencë që kanë munguar në të kaluarën. Kemi humbur kohë tri vitet e fundit”, tha ai.

ARKATANA

Limaj tha se duhet përgatitur edhe takimet e ardhshme dhe të përcaktohen temat me të cilat do të merren.

Ai shprehu besimin se do të dilet me deklaratë të përbashkët dhe siç tha ai të gjithë janë të vetëdijshëm se nevojitet konsensus i gjerë për temat nacionale.

Kryetari i Nismës Social Demokrate duke folur për dialogun me Serbinë tha se nuk mund të bëhet ndryshe përveç me konsensus të gjerë, pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë garantohet transparencë dhe kredibilitet i procesit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.