ARKATANA

Limaj: Dikush duhet të marrë përgjegjësi për poshtërimin e veteranëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka komentuar publikimin e listave të veteranëve në media. Ai ka thënë se është për keqardhje ajo çfarë ka ndodhur ditëve të fundit me veteranët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limaj, i cili në kohën e luftës mbante nofkën Komandant “Çeliku”, ka thënë se është e turpshme që në vazhdimësi të ofendohen në këtë formë ata njerëz të cilët kanë dhënë gjithçka për këtë vend.

“Me i nxjerrë njerëzit që tashmë kanë 50-60 vite, me i nxjerrë para opinionit publik me aq lehtësi si mashtrues të cilët prej ditës së parë kanë qenë ushtarë është turp i madh. Dikush duhet ta marrë përgjegjësinë. Kjo edhe një herë tregon se sa ka qenë e nevojshme një hetim i mirëfilltë dhe jo kështu abuzim. Kjo tregon çfarë kaosi është atje ku presim drejtësi prej tyre. Kjo nuk guxon të lejohet. Krejt infrastrukturën ligjore dhe logjistikën ia ka ofruar shteti mos me ardhë deri këtu”, ka thënë Limaj në një prononcim për Ekonomia Online.

Fundamenti

Krejt kjo, sipas Limajt, është bërë për t’i fshehur mashtruesit. Me këtë, Limaj thotë se po synohet të rrënohen hetimet dhe të vazhdohet të mos besohet në drejtësi.
Ai u ka bërë thirrje ushtarëve të UÇK-së të cilët ndihen të ofenduar e të lënduar që të mos shqetësohen për publikimin e emrave, sepse të vërtetën e tyre, Limaj thotë se askush s’mund ta fshehë.

“Në ato lista të publikuara me veteranë mashtrues ka të plagosur, ka djem që prej ditës së parë kanë qenë. Si është e mundur të përfundojnë me mashtrues. Nuk mund të etiketosh njerëzit kështu. Nuk shkon kjo punë me një komunikatë, por dikush duhet ta marrë përgjegjësinë”, ka shtuar Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.