Limaj: Dështimi i Bllokut do të ishte dështim i katër liderëve

Limaj ka thënë se respekton shumë njerëz në PDK por nuk i kupton se si kërkojnë të bisedohet për një marrëveshje që tash është e përfunduar. Ai ka thënë se subjekti i tij politik, nuk është i interesuar të shkojë në zgjedhje sepse ka ende zgjidhje.
“Jam i bindur që nuk është fer dikush të takohet me dikë, e të bisedohet për një marrëveshje politike e cila është e përfunduar tashmë.
PDK ka me mijëra njerëz që i respektoj dhe absolutisht nuk kam vijë të kuqe për ta por mendoj se ata duhet të shkojnë të pushojnë”, ka thënë ai.
“Zgjedhjet as nuk dua t’i shoh si opcion sepse ka zgjidhje”, ka thënë Limaj.
Limaj: Ata që shkojnë në Siri, janë kundër Zotit
Limaj ka folur edhe për radikalizmin fetar, duke thënë se nuk e kupton se si “djemtë e ri shkojnë në një vend si Siria për të luftuar për dika që është kundër Zotit”
“Nuk e kuptoj e si një djalë i ri sot shkon në Siri që nuk ka të bëjë asgjë me fenë. Ata që shkojnë në Siri, janë kundër fesë, kundër Zotit”, ka thënë ai.
Limaj: Vjen një moment kur deklaratat mediale lihen anash
“Ne respektojmë opinionet e secilit. Vjen një moment kur deklaratat mediale politike nuk kanë më vend. Besoj se të gjithë e kanë parë që në një moment të caktuar, e rëndësishme është që njerëzit të ecin mbi bazën e veprimeve.Unë asnjëherë nuk kam akuzuar dike pa pasë fakte. Unë nuk lëshohem në goditje të ulëta si bëjnë shumë të tjerë”, ka thënë Limaj, duke iu referuar akuzave të partive të Bllokut që kanë bërë në të kaluarën për njëri tjetrin.
Limaj: Takimi i Presidentes me Thaçin në kohën kur po mbahej seanca, lë shije të keqe
Limaj më tutje ka thënë se takimi i Thaçit me Presidenten, në kohën kur në Kuvendin e Kosovës po mbahej seanca e ftuar nga Blloku, lë shije të keqe.
Limaj ka thënë se takimi i Thaçit me Presidenten në kohën kur po mbahej seanca, lë shije të keqe.
Ai ka thënë edhe se NISMA është e gatshme të mos e marr asnjë post. Limaj ka thënë se NISMA nuk është që të shkohet në zgjedhje “derisa ka zgjidhje”.
Limaj: Dështimi i Bllokut do të ishte dështim i katër liderëve
Kryetari i NISMA’s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se seanca e sotme ishte një fillim që tregon se problemet zgjidhen në Kuvend. Ai ka thënë se nëse dështon projekti i katër Bllokut, do të ishte dështim i katër liderëve. Por Limaj ka thënë se nuk dyshon se projekti do të realizohet.
Limaj më tutje ka thënë se takimi i Thaçit me Presidenten, në kohën kur në Kuvendin e Kosovës po mbahej seanca e ftuar nga Blloku, lë shije të keqe.
Limaj ka thënë se takimi i Thaçit me Presidenten në kohën kur po mbahej seanca, lë shije të keqe.
Ai ka thënë edhe se NISMA është e gatshme të mos e marr asnjë post. Limaj ka thënë se NISMA nuk është që të shkohet në zgjedhje “derisa ka zgjidhje”.
“Besoj që ky është një fillim që tregon se kemi probleme atëherë është Kuvendi, vendi i parë për të gjetur një zgjidhje dhe jo jashtë Parlamentit. Unë shprehë konsideratën time për të gjithë deputetët që kanë shprehur qëndrimet e tyre të lira”, ka thënë Limaj në “Rubikon” të KTV’së.
Ai ka thënë se duhet qenë të vetëdijshëm se të gjitha problemet nuk zgjidhen me një seancë.
“Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të priten që çështjet të rregullohen me një seancë. Ajo që na duhet është që të gjejmë zgjidhjen përmes debatit”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se deputetët e Bllokut, janë duke bërë përpjekje të gjejnë një zgjidhje nëpërmjet neneve të Gjykatës Kushtetuese.
“Duhet gjetur një zgjidhje që nuk do t’i dëmtonte as institucionet që do të krijonte por as vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne po përpiqemi që përmes neneve të Gjykatës Kushtetuese të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Limaj.
“Çdo ditë përpiqemi të gjejmë zgjidhje. Mosrealizimi i këtij projekti është një humbje e katërshes”, ka thënë Limaj.
“NISMA është e interesuar të realizojë projektin e ndryshimit të qeverisjes së vendit”, ka thënë Limaj.