Hidromorava

Limaj: Demarkacioni do të korrigjohet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se futja e demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave është si rezultat i neglizhencës së vet institucioneve të shtetit. Prioritet i yni, tha ai, do të jetë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës si një padrejtësi që i është bërë deri më tani dhe se kjo çështje duhet të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Ai nuk ka mundur të flas rreth afateve e për liberalizimin e vizave, por tha se vendimin për këtë çështje e merr Brukseli dhe jo Prishtina.

Limaj tha se Prishtina zyrtare do t’i kryejë obligimet e saja në raport më obligimet që dalin nga BE-ja.

Çështja e demarkacionit tha ai është një çështje që nuk është përfunduar dhe nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës meqenëse nuk është ratifikuar.

FIDANISHTJA

Sa i përket versionit për demarkacion, ai tha se nuk mund të komentojë nëse do të ketë version të ri për demarkimit të kufirit.

“Ky version nuk i ka 2/3 e votave të deputeteve. Prandaj, komisioni duhet të shikojë dhe a ka mundësi të korrigjimit dhe ne do të veprojmë konform rekomandimeve”, tha Limaj në RTK.

“Derisa nuk ratifikohet nuk ka marrëveshje me Malin e Zi për shënimin e vijës kufitare”, shtoi zv.kryeministri .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.