ARKATANA

Limaj: Deklaratat e Kurtit skandaloze, ai duhet të qartësojë kush janë ata kriminelë në Ballkan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia të cilën ai e drejton do të bëjë opozitë aktive duke monitoruar punën e qeverisë.

Ai ka thënë se ka plot vajza e djem, intelektual të rinj do të cilët do të luajnë rolin e tyre opozitarë.

Megjithatë, Limaj ka thënë se partitë parlamentare kanë mundësi më të mëdha për të bërë opozitë, duke shtuar se një vend i cili nuk ka opozitë, nuk inkurajohet opozita ai vend ka heq dorë nga demokracia.

Më tutje, kreu i Nismës ka komentuar edhe deklaratën e kryministrit Albin Kurti se ballkani duhet të clirohet nga disa kriminelë.“Me shiku kështu me del si me qenë përfaqësues i BE-së për Ballkanin kjo deklaratë. Detyra e kryeministrit të Kosovës është interesi i vendit të vet.

Mobi Casa

Ai duhet të qartësoj kush janë ata kriminelë në ballkan.

Ai nuk duhet të frikësohet të thotë se a është Vuciqi, le të na sqarojë. Ky transformim në këto tema është goxha interesant.

Mendoj se është deklarim skandaloz, nuk i shkon kryeministrit kështu. Shpresoj që ai ta përmirësoj”, ka thënë ndër të tjera Limaj në ATV.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Limaj ka thën ëse cështja e dialogut Kosovë- Serbi është përtej këtyre dy vendeve sepse është interes i BE-së edhe ShBA-ve.“Në tema të tilla nuk e vendosni ju a është prioritet a jo, sepse është përtej nesh dhe varet nga shumë faktor. Trajtimi i kësaj temë duhet të pranohet. Nuk thuhet ata në Prishtinë nuk me kanë dhënë materialin. Nuk nxihet vendi kështu”, ka shtuar Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.