Fundamenti

Limaj: Bisedimet Kosovë-Serbi, temë mbi partitë politike, do të angazhohemi që Kosova të flasë me një zë në këtë proces

/ 2 minuta lexim
HW

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, kanë pritur në takim një delegacion britanik të kryesuar nga Andrew Page, Shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor.

Limaj ka thënë se bisedimet Kosovë-Serbi, temë mbi partitë politike dhe se do të angazhohet që Kosova të flas më një zë në këtë proces.

Për Kosovën, thotë Limaj, është shumë më rëndësi përfshirja sa më e madhe e Britanisë së Madhe, sepse kjo, sipas tij, i jep kredibilitet dhe siguri procesit.

Postimi i plotë i Limajt:

Bisedimet Kosovë-Serbi, temë mbi partitë politike dhe ne do të angazhohemi që Kosova të flasë me një zë në këtë proces!

Eco Higjiena

Këtë qëndrim ia shpalosa delegacionit britanik të kryesuar nga Andrew Page, shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor si dhe Susan Laffey, zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës në Zyrën për Punë të Jashtme.

Në takim me mysafirët nga shteti mik, Britania e Madhe, bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, në veçanti për dialogun Kosovë-Serbi.

Për Kosovën është shumë me rëndësi përfshirja sa më e madhe e Britanisë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo i jep kredibilitet dhe siguri procesit.

Bashkërisht u pajtuam që dialogu mes dy vendeve është i paalternativë dhe se duhet gjetur rrugë deri tek arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve që për epilog do të ketë njohjen reciproke./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.