Fundamenti

Limaj: Asnjë marrëveshje me Serbinë nuk mund të arrihet pa koordinim të plotë me SHBA’në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Samitin e Berlinit e ka parë si mundësi për të zhbllokuar dialogun Kosovë- Serbi.

Ky samit, thotë Limaj ka qenë një mundësi e mirë për Kosovën të shpreh qëndrimet tona dhe të shprehim vullnetin e Kosovës për dialog, dialog pa kushte për të ardhur të një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila në qendër thotë Limaj e ka njohjen reciproke. Limaj ka qenë kritik për mënyrën se si është dialogur nga viti 2011. Ka thënë se Kosova nuk e shfrytëzoi momentumin e krijuar pas vendimit të GJND-së.

“Në atë kohe kemi negociu për emrin e vendit tonë. Është pranu me u negociu emërtimi pra është shkele Kushtetuta e vendit. Kemi ardhur në një moment kur Serbia i mohon krimet. Unë kam qenë kundër dialogut që po flas pa u përgatite. Nuk pranoj me u futë në një dialog pa pasur një agjende dhe pa përgatitje”, ka thënë Limaj.

Me dialog thotë Limaj është rehabilituar Serbia.

FIDANISHTJA

“Madje ajo ka kaluar në një ofensive diplomatikë. Serbia e ka shfrytëzuar maksimalisht dialogun. Sot kemi ardhur në një moment ku glorifikohen të dënuarit nga gjykata, drejtojnë paradat, struktura shtetërore është ajo që ka qenë në kohen e Millosheviqit”, ka shtuar Limaj.

Sa i përket prezantimit të Kosovës në dialog, Limaj ka thënë se Kuvendi e ka përcaktuar se kush dialogun në emër të Kosovës.

“Kur ka takime multilaterale është normale që të shkojnë drejtuesit e shtetit, por çfarëdo takimi që ka vetëm Kosovë- Serbi, Kuvendi e ka përcaktu kush negocion. Kjo nuk është çështje e vullnetit. Kuvendi e ka votu delegacionin në takimet bilaterale Kosovë- Serbi”, ka theksuar Limaj.

Më tutje, ai ka thënë se ende nuk është e qarta agjenda e takimit në Paris. “Asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet pa një koordinim me SHBA-të. Ne nuk e përjashtojmë BE, por duam koordinim të ngushte mes miqve tanë”, ka shtuar Limaj./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.