Hidromorava

Limaj: Agresioni në veri të Kosovës kishte qëllim politik

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, foli për situatën politike e të sigurisë në vend, sidomos pas agresionit nga grupi terrorist nga Serbia në veri të Kosovës, që sikundër tha ai, kishte qëllim politik.

Situata pas sulmit në veri të Kosovës, Limaj tha se për ta materializuar këtë në aspektin diplomatik duhet pasur kujdes në cilësimin e asaj që ka ndodhur.

Ai për organet e sigurisë së Kosovës tha se kanë kryer punën e vet në mënyrë më të mirë të mundshme, duke shtuar se tani duhet hetimi, mbledhje e provave e prezantimi i tyre para ndërkombëtarëve.

“Parlamenti i Kosovës ka nxjerrë një rezolutë ku kërkon edhe një hetim ndërkombëtar që ne kemi interes për hetime për prova kredibile që të zbardhet e vërteta se ne s’kemi çka të fshehim se agresioni është kryer ndaj neve”, tha Limaj për RTK.

ARKATANA

Limaj më tej theksoi se e nevojshme është që ajo që dimë ne duhet t’ua provojmë para partnerëve tanë, ku kemi orientimin të shkojmë, Brukselit, Parlamentit Evropiane, Këshillit të Evropës, SHBA-së, QUINT-it, derisa shtoi se rezultatet e këtij hetimi vë në pah etiketimi i drejtë ndaj asaj që është vepruar.

Ai më tej theksoi se duhet mësuar diçka që ne nuk e dimë e që është qëllimi i këtij agresioni, se ky agresion është mbështetur, në aspekte të ndryshme,në stërvitje, në logjistikë, e gjithë kjo tha ai, duhet të ketë qëllim politik.

Ai, mes tjerash ka folur për situatën e sigurisë në botë, duke theksuar se bota është trazuar më shumë se kurrë, ku sipas tij, jemi duke jetuar në një botë jostabile, por që shfaqi besimin në pjekurinë e diplomacisë botërore që do ta rrijë ta qetësojnë situatën në të cilën ndodhet bota tani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.