Uji Dea

Lille pas Edon Zhegrovës, Baseli kërkon miliona euro

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Edon Zhegrova ka pasur paraqitje shumë të mira me Baselin në vitin e fundit, duke bërë që shumë klube të vihen pas tij.

Sipas Blick, anësori shqiptari që luan edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, ka shumë gjasa që në janar të kalojë në Ligue 1.

OSC Lille është në ‘pole position’ për t’i siguruar shërbimet e tij.

Në garë është edhe Lyon, por edhe disa klube nga kampionati anglez, që janë vënë pas tij.

UBT

Zhegrova ishte i përfshirë drejtpërdrejt në 28 gola në 74 ndeshje me Baselin.

Basel nuk është se nuk do të donte ta largonte lojtarin për një shifër të lartë edhe pse kontrata e Zhegrovës është valide deri në qershor të vitit 2023.

Sipas Bild, Basel kërkon dikur nga 5 deri në 8 milionë euro. /Telegrafi/